Meryem Göktaş
09 Shkurt 2017•Përditësim: 10 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Ndaj ish-punonjësit me kontratë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), Harold Thomas Martin, i cili akuzohet për vjedhjen më të madhe "të dokumenteve sekrete" në historinë e SHBA-ve hapet padi penale ku kërkohet dënimi i tij deri me 30 vite burg, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet po hetojnë Martin, ndërsa theksohet se në mesin e dokumenteve të cilat pretendohen se i ka vjedhur ai, krahas dosjeve të NSA-së, të Agjencisë Qendrore Inteligjencës (CIA) dhe të Cyber Command-ës (CYBERCOM) ndodhen edhe dokumente me detaje teknike dhe taktike për mbikëqyrjen globale dixhitale.
Pretendohet se Martin me mjetet e piraterisë në internet të përdorura nga NSA, duke vjedhur informacione sekrete në lidhje me planet operacionale kundër "armikut që njihet" të SHBA-ve, duke përfshirë edhe ato të mbrojtjes kombëtare ka shkelur ligjin e spiunazhit.
Pritet që 52-vjeçari Martin të dalë përballë gjykatësit më 14 shkurt në Baltimore. Prokurorët kanë bërë të ditur se ai me këto akuza mund të dënohet deri në 30 vite burg.
"Nuk është Snowdeni i ri"
Martin i cili kryente punime si i kontraktuar më parë për NSA-në, në muajin gusht ai u arrestua nga FBI-ja me akuzën për "vjedhjen e dokumenteve shumë sekrete të qeverisë". Ndërsa kërkesa për gjykimin në gjendje të lirë ishte refuzuar nga gjykata me arsyetimin për rrezikun e largimit të tij.
Ndërsa avokatët e Martin kanë vënë në dukje se i mbrojturi prej tyre nuk kishte për qëllim dëmtimin të vendit të tij, por kishte qëllimin që të zhvillonte vehte jashtë orarit të punës. Avokatët janë shprehur se Martin nuk është një "Edward Snowden i ri".
Zyrtarët amerikanë kanë pretenduar se nga Martin janë vjedhur më shumë se 75 për qind të dokumenteve që disponon njësia kibernetike elitë e NSA-së, Tailored Access Operations’un (TAO) e cila prodhon dhe menaxhon programet që përdor me qëllim të spiunazhit në rrjetet e huaja. Gjithashtu zyrtarët kanë bërë të ditur se madhësia e dokumenteve dixhitale arrijnë në 52 terabajtë.
Parashikohet se informacionet e vjedhura nga Martin i cili ka punuar për më shumë se 20 vite për shërbimet sekrete të vendit, janë më tepër nga ato të Edward Snowden.