Dejan Maksimoviç
22 Tetor 2015•Përditësim: 22 Tetor 2015
BERLIN (AA) – Volkswagen (VW) ka filluar hetimin nëse disa versione të hershme të automobilave me motor të naftës EA 288 kanë pasur softuer i cili mund të manipulojë në testet e emetimit të gazrave të dëmshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Automobilat që përdorin versionin më të ri të motorit të naftës EA 288 nuk kanë pasur softuer që manipulon. Gjeneratat e tjera të motorit EA 288 akoma po i hetojmë”, bëhet e ditur nga Volkswagen.
Versioni i motorëve EA 288 është vendosur në vitin 2012 dhe përmbush standardet e emetimit “Euro 5”, por dyshohet se mund të goditen me skandalin që tronditi VW-n. Versionet e mëvonshme të motorit EA 288 sipas standardit “Euro 6” nuk janë të pajisur me softuerin kontestues, konfirmoi Byroja federale për automjete motorike e Gjermanisë.
VW zyrtarisht bëri të ditur informacionin se 11 milionë automjetet të cilat janë pajisur me motor të naftës EA 189 janë prekur me aferën e softuerit i cili manipuloi në testet e emetimeve të gazrave.