Ekip
16 Shtator 2016•Përditësim: 16 Shtator 2016
ATHINË (AA) - Edward Snowden, i cili njihet si zbuluesi i më i madh i fshehtësive në historinë e SHBA-së, të premten theksoi se do të votojë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, por nuk tregoi se cili është i preferuari i tij, raporton Anadolu Agency (AA).
"Do të votoj", porositi Snowden, duke u drejtuar në konferencë në Atena përmes video-linkut nga Moska e cila i ka ofruar azil të përkohshëm
Ish-punonjësi i Agjencisë amerikane të Sigurisë (NSA), foli në konferencën me rastin e premierës së filmit "Snowden", në të cilin aktron Joseph Gordon-Levitt.
Ai falënderoi edhe grupet e të drejtave të njeriut të cilat kërkojnë që presidenti amerikan Barack Obama të falë atë.
Pasi publikimeve të mijëra dokumenteve sekrete në vitit 2013, Snowden ka kërkuar azil në Rusi. Leja për të qëndruar në këtë vend i skadon vitin e ardhshëm, ndërsa SHBA-të janë duke e kërkuar për spiunazh dhe vjedhje të pronës shtetërore.
Sipas ligjit amerikan, ai mund të ballafaqohet me një dënim prej më së paku 30 vjet burg. Vitin e kaluar, peticioni i cili kërkoi faljen e Snowdenit, ka mbledhur 150 mijë nënshkrime.