Sayed Khodaberdi Sadat
03 Shkurt 2017•Përditësim: 03 Shkurt 2017
KABUL (AA) - Si rrjedhojë e një operacioni ajror në rajonin Nangarhar, të Afganistanit, të paktën 20 militantë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Njoftimi është bërë i ditur nga Ministria afgane e Mbrojtjes për mes një deklarate me shkrim. Në këtë deklaratë thuhet se pozicionet e organizatës terroriste DEASH në Arçin dhe Deh Bala të Nangarhar-it janë bombarduar nga ajri.
Duke vënë në dukje se në këtë operacion janë vrarë të paktën 20 militantë të DEASH-it, në deklaratë thuhet se 2 prej të vrarëve janë anëtarë të rëndësishëm të kësaj organizate. Ndërkohë krahas 20 të vrarëve është theksuar se janë kapur edhe 6 militantë të plagosur.