Felix Nkambeh Tih
19 Prill 2016•Përditësim: 19 Prill 2016
BAMAKO (AA) – Katër persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë u plagosën, nga të shtënat gjatë një demonstrate kundër forcave franceze dhe të OKB-së të hënën në qytetin verior të Malit, Kidal, thonë përfaqësuesit e kuvendit kombëtar dhe dëshmitarët okularë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mohamed Ag Intal, përfaqësues i qytetit në asamblenë kombëtare, për AA ka konfirmuar numrin e viktimave dhe shtoi se nga shtatë të plagosurit, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë të cilët më vonë janë transportuar në spitalin e qytetit.
Më parë, një anëtar i Misionit të OKB-së në Mali, të njohur si MINUSMA, për AA tha se të paktën një civil është vrarë në këtë incident.
Dhjetëra protestues sulmuan aeroportin Kidal të hënën në mëngjes, ku ata thyen dhe plaçkitën pajisjet. Dëshmitarët okularë u shprehën se protesta ishte kundër arrestimeve të pretenduara arbitrare të bëra nga forcat franceze dhe të OKB-së "para se ato të kthehen në vdekjeprurëse".