Mahmoud Barakat
19 Mars 2019•Përditësim: 19 Mars 2019
Një ushtar irakian është vrarë gjatë përleshjeve të përsëritura me persona të armatosur të lidhur me grupin terrorist të PKK-së në provincën veriore të Irakut, Nineveh, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapiteni Marawan al-Hejami tha se përleshjet shpërthyen mes forcave ushtarake dhe një milicie të lidhur me PKK-në, e quajtur Njësia e Rezistencës së Sinxharit në veri të Sinxharit pranë kufirit sirian.
"Tre pjesëtarë të milicisë janë dërguar në paraburgim", tha oficeri duke shtuar se një numër njerëzish janë plagosur nga të dyja anët.
Të dielën, dy ushtarë irakianë janë vrarë në përleshjet me terroristët e PKK-së në Sinxhar pas sulmit mbi një pikë kontrolli të sigurisë.
Në mesin e vitit 2014, PKK-ja dërgoi luftëtarë në Sinxhar nga Siria dhe Iraku në rajonin verilindor Kandil, me pretekstin se po mbrojnë Ezidisin nga grupi terrorist DEASH.
Në tetor të vitit 2017, qeveria irakiane dërgoi trupa federalë në disa pjesë në veri të Irakut "të diskutueshme" mes tij dhe qeverisë rajonale kurde, përfshirë Sinxharin.
Pasi forcat federale u shpërngulën në Sinxhar, PKK-ja në mënyrë të rreme pohoi se u tërhoq nga rajoni.