Safvan Allahverdi
02 Qershor 2020•Përditësim: 02 Qershor 2020
Në kryeqytetin e SHBA-ve, Washington, u arrestuan qindra demonstrues që protestuan pas humbjes së jetës si pasojë e dhunës policore të afro-amerikanit George Floyd, transmeton Anadolu Agency (AA).
Teksa ka kaluar një javë nga vdekja e Floyd, protestat që u rritën gjatë fundjavës në mbarë Washingtonin filluan të ngadalësohen ditën e hënë.
Përpara Shtëpisë së Bardhë u mblodhën shumë protestues të cilët injoruan orën policore që hyri në fuqi me njoftimin e bërë nga guvernatori i Washington DC, Muriel Bowser.
Krahas qindra forcave policore të vendosura përreth Shtëpisë së Bardhë ka tërhequr vëmendjen që rrugët u bllokuan edhe nga forca të shumta të policisë ushtarake dhe të Gardës Kombëtare.
Gjatë kësaj policët kanë kryer ndërhyrje të ashpëra në përleshjen e përjetuar me protestuesit të cilët brohoritën me slogane kundër racizmit në vend dhe kundër presidentit Donald Trump.
Protestuesit që u bllokuan në një hapësirë përtej Shtëpisë së Bardhë u arrestuan një e nga një duke u futur në automjetet e policisë.
Pas dërgimit në stacionet policore që ndodhen përreth zonës, protestuesit do të nxirren në gjykatë pas procedurave.