Laith Joneidi,Afra Aksoy
03 Janar 2016•Përditësim: 03 Janar 2016
AMMAN (AA) - Programi Botëror i Kombeve të Bashkuara për Ushqim (WFP) gjatë vitit të kaluar ka ndarë rreth 117 milionë dollarë për refugjatët sirianë në Jordani, raporton Anadolu Agency (AA).
Koordinatori i WFP-së, Jonathan Campbell, deklaroi se aktivitetet e tyre në Jordani realizohen që nga viti 2012 dhe se deri më sot kanë ndarë gjithsej rreth 428 milionë dollarë.
Campbell shtoi se vitin 2016 do të ndahen mbi shtatë milionë dollarë ndihmë për 530.900 refugjatët nga Siria në këtë vend.
"Për sirianët të cilët gjenden në kampet e refugjatëve, gjatë vitit 2016 përveç bukës, do të ofrohen edhe nga 28 dollarë në bazë mujore, ndërsa për ata që gjenden jashtë kampeve mes 14 dhe 21 dollarë", thekson Campbell i cili sqaroi se nga shkaku i krizës ekonomike në vitin që lamë pas kanë pasur vështirësi me ndarje të ndihmave.