Yeter Erdine
26 Shtator 2016•Përditësim: 26 Shtator 2016
GAZIANTEP (AA) – Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka përfunduar takimet e tij në kampin e refugjatëve të ndërtuar nga kontejnerë në qarkun Nizip të Gaziantepit, raporton Anadolu Agency (AA).
Johnson dhe shoqëruesit, së bashku me kreun e qarkut Nizip Harun Sarıfakıoğulları dhe Drejtorin Lokal të AFAD (Drejtoria Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Gjendjeve Emergjente) Adil Siraz vizituan shtëpinë e shëndetit, shkollën fillore dhe kopshtin e fëmijëve në kamp dhe u takuan me fëmijët.
Duke dhënë informacione në lidhje me kampin e refugjatëve, Sarıfakıoğlulları theksoi se u kanë ofruar çdo mundësi familjeve siriane që kanë ikur nga konflikti i brendshëm në vendin e tyre dhe janë strehuar në Turqi.+++