Aydoğan Kalabalık
10 Dhjetor 2018•Përditësim: 11 Dhjetor 2018
KAJRO (AA) - AYDOĞAN KALABALIK - Xhamia Ahmed ibn Tulun me minaren e saj karakteristike e ndërtuar 1140 vite më parë ende ruan madhështinë e saj, shkruan Anadolu Agency (AA).
Xhamia është ndërtuar nga Ahmed ibn Tulun, themeluesi i "shtetit të parë turk" në Egjipt, Shteti Tulunid, në verilindje të Fustatit (qyteti i vjetër) në Kajro.
Xhamia është një nga trashëgimitë më të rëndësishme kulturore që turqit ia lanë Egjiptit, ndërsa reflekton arkitekturën e Azisë Qendrore.
- Tipari më i rëndësishëm i xhamisë është minarja
Kompleksi i ndërtuar me tulla, përbëhet nga spitali, barnatore dhe dy hamamë.
Ajo që e dallon xhaminë nga strukturat tjera islame të ndërtuara në Egjipt është minarja e saj. Minarja është ndërtuar me material tullash në formë spirale, ndërsa gjendet në pjesë veriperëndimore të xhamisë.
Xhamia edhe sot tërheq vizitorët me tiparet e saj.