Ekip
14 Nëntor 2016•Përditësim: 14 Nëntor 2016
PEKIN (AA) – Presidenti kinez, Xi Jinping, në bisedën telefonike me presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se bashkëpunimi është zgjedhja e vetme e duhur për dy ekonomitë më të mëdha në botë, transmetuan mediat shtetërore kineze, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëroi China Radio International, gjatë bisedës telefonike, Xi bëri thirrje që dy shtetet të shfrytëzojnë mundësitë aktuale.
Ai përshëndeti përparimin në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve gjatë 37 viteve të fundit, të cilat i ka përshkrur si mirëqenie “për popujt e dy vendeve dhe për paqen dhe stabilitetin botëror”.
Trump, i cili javën e kaluar fitoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA tha se Kina është “një vend i madh dhe i rëndësishëm” dhe theksoi se dy vendet mund të përparojnë drejt rezultateve reciprokisht të mira.
Gjatë fushatës parazgjedhore, Trump kritikoi Pekinin, duke thënë se dëshiron të rris tatimin e importit nga Kina dhe premtoi se amerikanëve do t’ua kthejë vendet e punës të cilat, siç tha, u humbën me dërgimin e prodhimit në vendet aziatike.