Zehra Ulucak
19 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
SHKUP (AA) – Shkencëtarët kanë zbuluar një yll të ngjashëm me Diellin, i cili është 300 vjet drite largë nga Toka, dhe i cili "përpin" planetet që e rrethojnë, raporton Anadolu Agency (AA).
Hulumtimi është publikuar në revistën "Astronomy and Astrophysics". Sqarohet së bëhet fjalë për yllin HIP 68468 i cili supozohet të jetë i vjetër gjashtë miliardë vjet.
"Kjo nuk do të thotë se dielli në të ardhmen e afërt do të hajë tokën", tha anëtari i ekipit hulumtues ndërkombëtar, Jacob Bean, i cili është i punësuar në Universitetin e Çikagos.