Gamze Türkoğlu Oğuz
01 Mars 2018•Përditësim: 02 Mars 2018
SAN FRANCISCO (AA) – Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar sinjalet e paraardhësve të yjeve nëpërmjet radio sinjaleve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Astronomët e universiteteve të Arizonas dhe Colorado-s si dhe të institutit teknologjik në Massachusetts, pretendojnë se duke përdorur radio spektrometrin në Observatorin Radio-Astronomik të Agjencisë Shkencore Kombëtare në perëndim të Australisë, kanë arritur të pranojnë sinjalet e yjeve të para të krijuara 13.6 miliardë vite më parë, kohë kjo që përkon me periudhën 180 milionë vite pas Big Bang-ut (Shpërthimit/ bumit të madh).
Përgjatë 12 viteve të studimit, astronomët kanë gjetur gjurmët e para të elementit të hidrogjenit në univers. Këto gjetje, treguan se universi i sapolindur është i përfshirë nga hidrogjeni dhe është më i ftohtë se sa mendohej. Shkencëtarët, duke u bazuar në gjetjet kanë llogaritur se temperatura e gjithësisë në atë periudhë ka qenë -270 gradë Celsius.
Bëhet e ditur se yjet e para të universit kanë qenë të mëdha, të kaltra dhe jetëshkurtra prandaj ka qenë e pamundur të shihen me mikroskop. Në zbulimin e këtyre yjeve përdoren antena me radio sinjal të cilat regjistrojnë ndryshimet momentale të rrezatimit elektromagnetik në hapësirë.
Kreu i studimeve pranë Universitetit të Arizona-s, Judd Bowman, lidhur me zbulimet tha se “Ky sinjal shumë i vogël ka hapur dritare të re ndaj periudhës së hershme të universit".
Detajet lidhur me zbulimin janë publikuar në revistën “Nature”.