Ahmet Gençtürk
30 Mars 2022•Përditësim: 30 Mars 2022
Një zjarr shpërtheu të martën në një zonë pyjore të ishullit Samos të Greqisë në Detin Egje, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve AMNA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zjarri shpërtheu pranë Manastirit Vronta në pjesën lindore të ishullit ndërsa fshati Vourliotes u evakuua për arsye parandaluese, thuhet më tej. Raporti theksoi se një 80-vjeçar është arrestuar si zjarrvënës i dyshuar.
Dyzet e nëntë zjarrfikës, 12 makina zjarrfikëse dhe tre ekipe tokësore janë duke shuar flakët, të ndihmuar nga tre avionë dhe një helikopter.
Për më tepër, 40 vullnetarë dhe autoritete lokale po operojnë në zonë, vuri në dukje raporti.
Zjarrfikës të tjerë dhe makina zjarrfikëse u vendosën gjithashtu nga Athina për të vënë nën kontroll zjarrin.