Tufan Aktaş
26 Tetor 2022•Përditësim: 27 Tetor 2022
Zjarri që shpërtheu në malin më të lartë të Afrikës, Kilimanxharo në Tanzani, ende nuk është shuar që nga e premtja e javës së kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në median kombëtare, zjarri në rajonin e Karangës i cili të premten e 21 tetorit u vu nën kontroll në fillim të javës, është përhapur në rajone të ndryshme.
Mësohet se zjarri nuk mund të shuhet nga erërat e forta ndërsa në operacionin për shuarjen e tij po marrin pjesë qindra zjarrfikës.
Deri më tani nuk ka viktima apo të plagosur nga zjarri.
Në malin Kilimanxharo ku çdo vit ngjiten mijëra turistë, në vitin 2020 u dogj nga zjarri një sipërfaqe prej 95 kilometrash katrorë.
Maja e Kilimanxharos, një nga malet më të larta në botë, është afërsisht 5.900 metra mbi nivelin e detit.