Betül Yürük
29 Dhjetor 2017•Përditësim: 30 Dhjetor 2017
NEW YORK (AA) - Si pasojë e zjarrit në një ndërtesë në rajonin Bronx të New Yorkut në SHBA, 12 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga departamenti i zjarrfikësve në New York, thuhet se një ndërtesë pesëkatëshe pranë kopshtit zoologjik në Bronx është përfshirë nga zjarri.
Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio, në një deklaratë në vendin e ngjarjes është shprehur se si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.
Duke e cilësuar ngjarjen si "tragjedinë më të keqe nga zjarri" të ndodhur në New York, De Blasio tha se katër persona akoma po luftojnë për jetë, ndërkohë që policia ka konfirmuar se në mesin e të vdekurve janë tre vogëlushe të moshës 1, 2 dhe 7 vjeçare si dhe një djalë minoren.
- Zjarri është shkaktuar nga një lojë fëmijësh
De Blasio, deklaroi se hetuesit besojnë se zjarri i cili shpërtheu sot në Bronx, është shkaktuar nga loja e një fëmije në banesë.
Disa nga banorët arritën të largohen përmes shkallëve emergjente, mirëpo stuhia e zjarrtë ishte aq e shpejtë, saqë disa nuk arritën fare të dalin nga banesat e tyre.