Atila Altuntaş
14 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
STOCKHOLM (AA) - Për shkak të një zjarri në një ndërtesë në rajonin Södermalm në Stockholm të Suedisë evakuohen 35 persona si dhe dërgohen në spital 2 persona të ndikuar nga tymi, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithashtu theksohet se zjarri ka nisur në katin e pestë të ndërtesës dhe për një kohë të shkurtër ka nisur të përhapet në çati, ku si pasojë janë evakuuar 35 peronat që ndodheshin në ndërtesë. Theksohet se për fikjen e zjarrit i cili nuk është mundur të merret nën kontroll për shkak të erës kanë ndërdyrë 70 automjete të zjarrfikëses.
Drejtori i zjarrfikëses për Stockholmin, Niklas Carlweitz tha se ndërhyrja ka nisur me dërgimin e zjarrfikëseve në vendngjarje 6 minuta pas shpërthimit të zjarrit, por për shkak të erës së forta nuk kanë mundur ta marrin nën kontroll.
Carlweitz u shpreh gjithashtu se kanë evakuuar edhe ndërtesat e tjera përreth për shkak se zjarri mund të përhapet edhe tek ndërtesat e tjera.