Ahmet Furkan Mercan
25 Tetor 2016•Përditësim: 25 Tetor 2016
KUALA LUMPUR (AA) - Si pasojë e një zjarri në një spital në Malajzi kanë humbur jetën 6 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Shëndetësisë në Malajzi, Subramaniam Sathasivam, ka njoftuar se nga zjarri i rënë në një spital shtetëror në rajonin Jugor Johor kanë humbur jetën 6 pacientë si dhe janë plagosur 11 persona nga të cilët 1 prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë mësohet se dhe 10 nga të plagosurit janë punonjës të spitalit.