Admir Fazlagikj
16 Shkurt 2016•Përditësim: 17 Shkurt 2016
SHKUP (AA) – Është shuar zjarri që shpërtheu sot në mëngjes në ndërtesën e EVN dhe ELEM-it në sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Sektori për Marrëdhënie me Publikun të EVN-së për AA deklaruan se nuk ka të punësuar të lënduar. “Fatmirësisht nuk ka të lënduar, u përfshinë skelat, meqë nga pjesa e jashtme e ndërtesës realizohen punë ndërtimore. Të punësuarit u evakuuan me kohë”, deklaroi për AA, Vlera Gjakova, duke sqaruar se ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
“Nuk ka zjarrfikës të lënduar, as të punësuar që punojnë në objekt”, deklaroi për mediat pas fikjes së zjarrit përfaqësuesi i Brigadës për mbrojtje nga zjarri në Qytetin e Shkupit.
Ai më pas shoi se gati tërësisht është djegur fasada e jashtme, ku u dërguan 6 automjete zjarrfikëse “Me arritjen e shpejtë të automjeteve menjëherë është ndërhyrë meqë zjarri nga kati përdhes deri në katin më të lartë është fikur tërësisht. S’ka zjarrfikës të lënduar, as punonjës, si dhe zjarri nuk është zgjeruar në vet objektin. Në aksion morën pjesë tetë automjete zjarrfikëse dhe 18 zjarrfikës”, deklaroi përfaqësuesi i Brigadës për mbrojtje nga zjarri në Qytetin e Shkupit.