Zehra Ulucak
16 Qershor 2018•Përditësim: 17 Qershor 2018
ANKARA (AA) – Një zjarr i madh ka përfshirë Shkollën e arteve Mackintosh në Glasgou, Skoci, ndërsa flaka tërësisht ka shkatërruar godinën historike, raporton Anadolu Agency (AA).
Zjarri i cili shpërtheu në universitet shpejtë përfshiu tërë ndërtesën, e cila në masë të madhe u dogj.
Kreu i shërbimit zjarrfikës skocez, Peter Heath, deklaroi se zjarri përfshiu tërë ndërtesën, duke përfshirë edhe restorantin një pjesë e së cilës u shkatërrua në zjarrin e vitit 2014.
Ai shtoi zjarri asnjëherë plotësisht nuk u shua, por u vendos nën kontroll. Sipas informacioneve të deritanishme, nga zjarri nuk ka patur viktima.
Është ngritur hetim për të vërtetuar shkakun e zjarrit.
Ndërtesën Mackintosh e ndërtoi arkitekti i disajneri i njohur skocez Charles Rennie Mackintosh, në periudhën prej vitit 1897 deri në vitin 1909.