Diyar Güldoğan
29 Gusht 2019•Përditësim: 04 Shtator 2019
Ruth Davidson dha dorëheqje sot nga kreu i Partisë Konservatore Skoceze pas 8 vitesh në këtë detyrë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ka qenë privilegji i jetës sime të shërbej si drejtuese e @ScotTories. Këtë mëngjes i shkrova kryesuesit të partisë skoceze që të pranojë dorëheqjen time", tha Davidson në Twitter.
Në letrën të cilën e postoi në Twitter, Davidson tha se do të vazhdojë të mbajë rolin e saj si anëtare e Parlamentit skocez për Edinburgun deri në vitin 2021.
"Ndërsa nuk e kam fshehur konfliktin që kam patur për Brexit-in, unë jam përpjekur të përcaktoj një kurs për partinë tonë e cila njeh dhe respekton rezultatin e referendumit, duke kërkuar të maksimizoj mundësitë dhe të zbus rreziqet për bizneset dhe sektorët kryesorë skocezë", tha ajo.
Davidson gjithashtu tha se "duke provuar të jem udhëheqëse e mirë ndër vite, unë kam dëshmuar të jem një vajzë, motër, partnere dhe mike e dobët".
Mbretëresha Elizabeth II miratoi të mërkurën kërkesën e kryeministrit britanik Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin nga 9 shtatori deri më 14 tetor, disa ditë para skadimit të afatit të Brexit-it të caktuar për më 31 tetor, duke shkurtuar kohën që deputetët të kalojnë një ligj që parandalon një Brexit pa marreveshje.
Davidson më parë tha se ajo nuk pajtohet me planin e Johnson-it për një Brexit pa marrëveshje dhe askush nuk do të dëshironte daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.