Abdulbesar Ademi
03 Korrik 2025•Përditësim: 04 Korrik 2025
ATHINË (AA) - Një zjarr i madh pyjor ka shpërthyer në zonën Pikermi, rreth 30 kilometra larg kryeqyteti grek Athinë, raporton Anadolu.
Të paktën pesë shtëpi u dëmtuan derisa flakët u përhapën me shpejtësi përmes vegjetacionit të thatë, të nxitura nga erëra të forta.
Zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi, duke përdorur ekipe tokësore dhe ajrore për të vënë nën kontroll zjarrin.
Një seri zjarresh pyjore shpërthyen nga e mërkura në gjithë Greqinë, ndërsa vendi është përballur me një valë të nxehti që nga fillimi i javës.