Övünç Kutlu
22 Shtator 2016•Përditësim: 22 Shtator 2016
NEW YORK (AA) - Drejtori Ekzekutiv (CEO) dhe një ndër partnerët themelues të gjigantit të rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg njoftoi se do të japë donacion prej 3 miliardë dollarësh në fushën e shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zuckerberg i cili së bashku me bashkëshorten e tij Priscilla Chan organizoi një konferencë për media në Kampusin San Francisco të Universitetit të Kalifornisë, njoftoi se do të japin donacion prej 3 miliardë dollarësh për hulumtime në fushën e shëndetësisë për trajtimin e të gjitha llojeve të sëmundjeve tek njerëzit.