Serdar Bıtmez,Hacer Başer
02 Dhjetor 2020•Përditësim: 02 Dhjetor 2020
Shefi i Personelit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneral Lejtnant Selçuk Bayraktaroğlu, diskutoi me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Katarit Ganim bin Shahin al-Ganim mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas QNA, agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, Bayraktaroğlu, i cili vizitoi kryeqytetin Doha për të zhvilluar bisedime zyrtare, u takua me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të këtij vendi, Ganim bin Shahin al-Ganim.
Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe në fushën e bashkëpunimit ushtarak dhe mënyrat për t’i përmirësuar këto marrëdhënie.
Zyrtarë të lartë nga Forcat e Armatosura të Katarit ishin gjithashtu të pranishëm në takim.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi dje se personeli që vepron në Komandën e Forcës së Përbashkët Turke në Katar ka ofruar trajnim për komandon e Forcave Speciale të Katarit.