İdris Okuducu
28 Dhjetor 2016•Përditësim: 28 Dhjetor 2016
ERBIL (AA) - Kolonel John Dorrian, zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DEASH në Irak, tha se nuk është e mundur të bëhet parashikim i saktë se kur do të mund të ndodhë rimarrja e Mosulit nga organizata, duke shtuar se ajo që po ndodh është një luftë e vështirë, raporton Anadolu Agency (AA).
Dorrian zhvilloi intervistë me gazetarin e AA-së në lidhje me “Ecurinë e operacionit në Mosul, kohën e rimarrjes së qytetit dhe rolin e forcave të koalicionit në këtë luftë”.
Dorrian theksoi se në lindje të Mosulit është duke vazhduar operacioni i filluar më 17 tetor nga ushtria e Irakut dhe forcat Peshmerga dhe i mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar.
“Është vështirë të supozohet se kur do të rimerret Mosuli tërësisht dhe në mënyrë të duhur”, tha Dorrian.
Duke potencuar se operacioni për çlirimin e Mosulit nuk është garë, Dorrian tha se “Kjo është një luftë e vështirë për të gjitha ushtritë, përfshirë edhe ushtrinë amerikane”.
Ndërkaq, duke rikujtuar se militantët e DEASH-it që ndodhen brenda qytetit dhe në zonat përreth janë rrethuar nga forcat irakiane të sigurisë, Dorrian tha: “Po, ka një luftë të vështirë. Megjithatë, duhet të mos harrohen edhe të vërtetat në terren. DEASH është i rrethuar tërësisht. Çdo ditë goditen pozicionet e DEASH-it me armë të rënda dhe sulme ajrore. Nuk bëhet fjalë që (organizata) të rifitojë fuqi apo të marrë mbështetje logjistike”.
Në një pyetje në lidhje me atë nëse forcat e koalicionit kanë ofruar mbështetje ajrore për forcën milice shiite Hashdi Shabi e cila ka rrethuar qytetin Telafer të populluar me turkmenë, Dorrian u përgjigj: “Në rajonin afër Telaferit në nuk ofrojmë mbështetje direkte për forcat Hashdi Shabi. Megjithatë, në atë rajon mbështetje ofrohet për ushtrinë e Irakut e cila vepron aty. Do të vazhdojnë sulmet tona ajrore ndaj pozicioneve të DEASH-it të detektuara në Irak”.
Ndërkohë, në pyetjen se kur do të fillojë operacioni në lindje të Mosulit i cili kishte filluar para dy muajve dhe për të cilin u pohua se është ndërprerë, Dorrian tha se “Besojmë forcat e Irakut do t’i përshpejtojnë sulmet në një datë që kanë caktuar vetë. Ne nuk do të mund ta ndajmë informacionin se kur do të fillojë ky proces i përshpejtimit për shkak të rrjedhës së operacionit dhe sigurisë”.
Në lidhje me rolin e forcave të koalicionit në operacionin e Mosulit, Dorrian u shpreh:
“Roli i forcave të koalicionit në operacionin e Mosulit është se ai ofron këshillim dhe mbështetje për forcat irakiane të sigurisë të cilat po përpiqen ta çlirojnë qytetin. Forcat e koalicionit, krahas këshillimeve veçanërisht për komandantët, sigurojnë mbështetje edhe me ndarjen e informacioneve, observim, detektim dhe mbështetje logjistike, si dhe ndihmojnë me sulmet ajrore. Që nga fillimi i operacionit për çlirimin e Mosulit më 17 tetor e deri më tani, forcat e koalicionit kanë realizuar 7.500 sulme ndaj pozicioneve të DEASH-it. Gjatë këtyre sulmeve janë 400 automjete, prej të cilave 108 autobomba, 125 tunele, 331 bunkerë, 23 antitanke dhe 234 obusë dhe mortaja”.