Hüseyin Erdoğan
17 Janar 2017•Përditësim: 17 Janar 2017
ANKARA (AA) - Banka Botërore (BB) ka nënshkruan marrëveshje financiare prej 400 milionë dollarësh me qeverinë e Azerbajxhanit për projektin e tubacionit të gazit natyror Trans-Anatolian (TANAP), njoftoi zyra e BB-së në Baku të hënën vonë, raporton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja 30-vjeçare e kredisë u nënshkrua nga Drejtori Rajonal i BB për Kaukazin e Jugut, Evropën dhe Azinë Qendrore, Mercy Tembon dhe drejtori i Korridorit Jugor të Gazit, Afgan Isayev.
Në emër të qeverisë së Azerbajxhanit, si garantues, poashtu nënshkroi edhe ministri i Financave, Samir Sharifov.
Përveç Bankës Botërore, si përkrahës të rekomanduar të projektit janë dhe Agjencia për Garantimin e Investimeve Shumëpalëshe, Banka e Infrastrukturës dhe Investimeve Aziatike, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
"Rënia e çmimit global të naftës dhe çmimet e ulëta të mallrave gjithashtu i jep projektit TANAP një mundësi për të tkurrur buxhetin e saj dhe për të kursyer deri në 3.2 miliardë dollarë. Fillimisht, buxheti i investimeve për TANAP u vlerësua në 11.7 miliard dollarë, por në saj të çmimeve të ulëta të naftës, kemi reduktuar buxhetin tonë në 8.5 miliardë dollarë", pati deklaruar Menaxheri i Përgjithshëm i TANAP Saltuk Duzyol në një intervistë me gazetarët në fillim të dhjetorit.
Sipas planifikimit, projekti TANAP pritet të jetë operacional në vitin 2018 me një kapacitet fillestar prej 16 miliardë metra kub (MMK) të gazit azerbajxhanas e cila nëpërmjet Gjeorgjisë do të arrijë në Turqi. Ndërsa 6 miliardë metra kub do të jenë për konsumin e brendshëm të gazit të Turqisë, pjesa tjetër është e destinuar për t'u transferuar në Greqi, Shqipëri dhe Itali dhe më tej në Evropë.
Gjiganti azer i energjisë, Kompania Shtetërore e Naftës së Azerbajxhanit (SOCAR) ka një interes prej 58 përqind në TANAP, kompania Turke BOTAS ka 30 përqind ndërsa BP zotëron një pjesë prej 12 përqind.