Bahtiyar Abdukerimov
15 Qershor 2016•Përditësim: 15 Qershor 2016
TASHKENT (AA) – Banka Botërore (BB) do të sigurojë kredi prej 4 miliardë dollarësh për Uzbekistanën në periudhën mes viteve 2016-2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga zyra përfaqësuese e BB-së në Uzbekistan, banka ka miratuar strategjinë e re të bashkëpunimit me Uzbekistanin për vitet 2016-2020.
BB-ja do t’i ofrojë Uzbekistanit kredi prej 4 miliardë dollarësh në periudhën 2016-2020 me qëllim që vendi deri në vitin 2030 të radhitet në mesin e shteteve me të ardhura mbi-mesatare.
Me kreditë që do të sigurohen nga BB-ja dhe organizatat, Unioni Ndërkombëtar i Zhvillimit dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, do të realizohen projekte të ndryshme në fusha si: zhvillimi i sektorit privat në vend, rritja e rezistencës konkurruese të sektorit të bujqësisë, modernizimi i sektorit të pambukut, si dhe zhvillimi i sektorit të shërbimeve shtetërore.
Krahas kësaj, banka do të ofrojë edhe shërbimin e konsultimit në lidhje me projektet në këta sektorë.