Hatice Kesgin,Felix Nkambeh Tih
21 Janar 2016•Përditësim: 21 Janar 2016
NAIROBI (AA) – Bashkimi Europian ka siguruar 77 milionë euro ndihmë humanitare për vendet e Bririt të Afrikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndihma dedikohet për nevojat më urgjente të banorëve të shpërngulur, më së shumti në Kenia, Somali dhe Sudanin Jugor, tha komisioneri i Bashkimit Europian për Ndihmë Humanitare dhe Menaxhim me Krizat, Christos Stylianides.
Ai vizitoi kampin kenian të refugjatëve Dadaab që konsiderohet qendra më e madhe e refugjatëve në botë ku qëndrojnë 350 mijë refugjatë. Pikërisht këtyre refugjatëve, tha Stylianides, iu duhet sa më parë t’iu dërgohet ndihmë.
“Vizitova kampin dhe isha dëshmitar i nevojës së madhe të familjeve, ku jeta e të cilëve përgjithmonë janë ndryshuar. Këta njerëz varen nga ndihma jonë humanitare. Asnjë vend nuk mund vetë të ballafaqohet me aq shumë nevoja të refugjatëve. Po ashtu, jam prekur nga mikpritja që ma ofruan qytetarët e Kenias”, tha Stylianides.