Ata Ufuk Şeker
09 Tetor 2023•Përditësim: 10 Tetor 2023
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar rritjen e përdorimit të karburantit të qëndrueshëm në sektorin e aviacionit, transmeton Anadolu.
Këshilli i BE-së njoftoi se vendet anëtare kanë miratuar një ligj të ri që përfshin objektiva detyruese që do të rrisin përdorimin e karburanteve të qëndrueshme për të reduktuar emetimet e gazeve serrë në sektorin e aviacionit.
Kërkesa dhe oferta e karburanteve të qëndrueshme për avionët do të rritet.
Infrastrukturat e aeroporteve në vendet e BE-së do të përgatiten për karburantet e qëndrueshme.
Në vitin 2025, 2 për qind e karburanteve të aviacionit do të jenë të qëndrueshme, 6 për qind në 2030 dhe 70 për qind në 2050.
Nga viti 2030, 1,2 për qind e karburanteve do të duhet të jenë sintetike dhe kjo normë do të duhet të arrijë në 35 për qind në vitin 2050.
Rregullat e reja të miratuara nga Parlamenti Evropian (PE) do të hyjnë në fuqi pas publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare të BE-së.