Övünç Kutlu
09 Maj 2022•Përditësim: 10 Maj 2022
Bitcoin dhe kriptovalutat tjera vazhduan të bien ndjeshëm sot dhe gjatë fundjavës pas shitjeve të mëdha të javës së kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Bitcoin ra në 33.300 dollarë në mëngjes, niveli i tij më i ulët që nga 24 janari. Çmimi i tij u zvogëlua me 1,5 për qind të shtunën, ndërsa ai humbi në mënyrë shtesë 4 për qind të dielën.
Kriptomonedha më e madhe në botë sipas kapitalizimit të tregut ka humbur 16,1 për qind të vlerës së saj që nga e mërkura kur u mbyll me 39.690 dollarë.
Sipas shifrave zyrtare, Ethereum, altcoin më i madh në botë për nga vlera e tregut, është gjithashtu nën 2.426 dollarë, niveli i tij më i ulët që nga 28 janari.
Teksa Ethereum shënoi rënie prej 4,4 për qind të shtunën, çmimi i tij humbi vlerë në mënyrë shtesë prej 2,9 për qind të dielën. Vlera e saj në treg është ulur me 17,5 për qind që nga e mërkura kur ishte 2.940 dollarë.