Aysu Biçer
06 Maj 2022•Përditësim: 06 Maj 2022
Kompania gjigande e naftës, Shell, njoftoi se do të ndalojë operimet e stacioneve të karburantit në Rusi pasi ajo tërhiqet nga vendi për shkak të luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne mund të konfirmojmë negociatat në vazhdim për shitjen e Shell Neft, e cila zotëron një rrjet shitjesh me pakicë dhe fabrikë të lubrifikantëve që ndodhet në Torzhok”, tha kompania në një deklaratë.
“Prioriteti ynë kryesor është siguria e njerëzve dhe operacioneve tona, ruajtja e punësimit dhe pajtueshmëria me legjislacionin rus”, theksohet në deklaratë.
Operacionet e lokacioneve të shitjes me pakicë të kompanisë Shell, si dhe fabrika, do të pezullohen përkohësisht në ditët në vijim "për të lehtësuar shitjen e Shell Neft te një pronar i ri", tha Sergey Starodubtsev, shefi i "Shell Rusia", në një deklaratë të veçantë në faqen e internetit të kompanisë.