Hüseyin Erdoğan
02 Maj 2017•Përditësim: 02 Maj 2017
ANKARA (AA) - Si rrjedhojë e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës bruto i tipit Brent, ka pësuar ulje duke kapur shifrat 51.37 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Nafta Brent e nisi ditën e djeshme në kuotën 51.87, ndërsa niveli më i lartë i arritur gjatë ditës ishte shifra 51.95 dollarë. Ndërkohë këtë mëngjes ajo e hapi ditën në kuotën 51.37 dollarë. Ndërsa nafta bruto West Texas Intermediate”(WTI), e ka nisur ditën në kuotën 48.82 dollarë.