Nuray Tunçay
31 Maj 2016•Përditësim: 31 Maj 2016
MOSKË (AA) - Suficiti tregtar i Rusisë për periudhën janar-prill të këtij viti ka pësuar një rënie prej 47.7 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shkuar kështu në vlerën e 31.4 miliardë dollarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Këto shifra janë pasqyruar në një raport të publikuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Rimëkëmbjes së Rusisë.
Ndërsa eksporti në periudhën janar-prill të këtij viti, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka pësuar një rënie prej 30.6 përqind dhe ka kapur shifrën 83.9 miliardë dollarë. Ndërkohë edhe importi ka pësuar një rënie. Në të njëjtën periudhë importi ka vajtur në nivelin e 52.5 përqind duke pësuar kështu një ulje prej 13.7 përqindësh.
-Ekonomia është zvogëluar me 1.1 përqind-
Ekonomia ruse në periudhën janar-prill ka pasuar një rënie me 1.1 përqind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.