Aysu Biçer
10 Qershor 2022•Përditësim: 11 Qershor 2022
Banka Qendrore e Rusisë uli normën e saj bazë të interesit me 150 pikë bazë në 9.5 për qind në qershor, duke i rikthyer kostot e huamarrjes në nivelet para luftës së saj kundër Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pritshmëria e tregut shënoi një rënie prej 100 pikësh bazë.
“Mjedisi i jashtëm për ekonominë ruse mbetet sfidues dhe kufizon ndjeshëm aktivitetin ekonomik”, thuhet në deklaratën e Bankës së Rusisë.
“Tkurrja e importeve për shkak të vendosjes së kufizimeve të tregtisë së jashtme dhe financiare po thellon ndjeshëm rënien e eksporteve”, shton deklarata.
Banka tha se inflacioni po ngadalësohet më shpejt dhe rënia e aktivitetit ekonomik është me përmasa më të vogla sesa pritjet e Bankës së Rusisë në prill.
Norma vjetore e inflacionit në Rusi ra në 17.1 për qind në maj të 2022, nën pritjet e tregut prej 17.3 për qind.
Rubla ruse po sillet rreth 58 kundrejt dollarit.