Ekip
31 Maj 2016•Përditësim: 31 Maj 2016
BERLIN (AA) – Shkalla e papunësisë në Gjermani në muajin maj shënon rënie në gjashtë përqind, prandaj numri i personave të papunë në një nga ekonomitë më të mëdha në botë arrin në 2.66 milionë, tregojnë të dhënat zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra Federale e Punësimit njoftoi se shkalla e papunësisë, e cila tregon matjen e raportit të njerëzve të pa punë ndaj popullatës së përgjithshme të aftë për punë, në muaj ka rënë në gjashtë përqind nga 6.3 përqind nga muaji prill.
Shkalla e papunësisë në krahinat e ish-Gjermanisë Perëndimore është 5.5 përqind, ndërsa në pjesën e dikurshme komuniste, norma e papunësisë në muajin maj arrinte 8.4 përqind.
Nëse merren parasysh faktorët sezonal, shkalla e papunësisë ka rënë në 6.1 përqind nga 6.2 përqind nga muaji i kaluar.