Murat Temizer
03 Dhjetor 2015•Përditësim: 03 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Ekspertët thonë se kontrabanda e naftës nga organizata terroriste DAESH nuk ka të bëjë asgjë me qeverinë turke, ashtu siç e akuzon Moska pa ndonjë dëshmi Ankaranë për blerje të naftës nga DAESH-i, raporton Anadolu Agency (AA).
Lina Khatib, bashkëpunëtore e lartë shkencore në Institutin e Iniciativës për Reforma Arabe tha se akuzat e Rusisë janë "vetëm një luftë me fjalë".
"I vetmi shtet që është dëshmuar se blenë naftë nga DAESH-i në fakt është vetëm Siria", tha Khatib duke shtuar se është pra aleati i Rusisë, regjimi i Assadit ai që ka qenë klient i rëndësishëm i DAESH-it.
"Ky fakt asnjëherë nuk është mohuar se nafta e DAESH-it ka bërë rrugën e saj në tregun e zi jashtë Sirisë. Por kjo nuk do të thotë se shteti turk ka blerë këtë naftë", tha ajo.
Khatib tha se gjithashtu ka indikacione se disa ndërmjetës rusë janë të përfshirë në tregun e zi të naftës siriane.
"Prandaj, unë pres që kjo luftë e fjalëve të përfundojë sa më shpejtë, para se kjo të rezulton me telashe për të gjithë ata që janë përfshirë", shtoi ajo.
Gareth Jenkins, studijuese e lartë në Institutin Qendror Aziatiko-Kaukazik dhe Programit të Studimeve të Rrugës së Mëndafshit tha se në Turqi pikat zyrtare të kalimit kufitar aktualisht janë kryesisht të mbyllura, gjë që e bën shumë të vështirë përdorimin e kamionëve për kontrabandë.
"Sipas autoriteteve turke të zbatimit të ligjit, një pjesë e naftës është kontrabanduar përmes fuçive, të cilat janë bartur ose përmes lumit ose me mushka dhe një pjesë përmes gypave të gomës të vendosura nga njëra anë e kufirit në tjetrën", tha Jenkins. "Këto janë relativisht të lira dhe nganjëherë mund të jetë shumë vështirë që të zbulohen".
Jenkins vuri në dukje se në një rast xhandarmëria turke kishte gjetur një të tillë, atëherë kontrabandisti braktis atë dhe një tjetër kishte hedhur përgjatë kufirit.
"Se çfarë sasie e naftës futet nga DAESH-i është vështirë të flasim. Nafta zakonisht kalon përmes një numri të ndërmjetësve para se të merret nga kontrabanduesit në kufi, ku edhe ata vet, shpesh nuk e dinë nëse nafta vjen nga zonat e kontrolluara nga DAESH-i, apo ndonjë zonë tjetër në Siri", shpjegoi Jenkins.
Luay al-Khatteeb, një studjues jorezident në Qendrën Brookings në Doha, tha se vëllimet e mëdha për eksporte (nëse ka) do të ishin shumë të kufizuara dhe mund të përdoren vetëm nëse bien në ujdi për produktet e rafinuara.
"Me sa di unë, nafta e kontrabanduar e DAESH-it nga Iraku aktualisht është deri në më pak se 5k fuçi në ditë, dhe rreth 35k në ditë nga zonat e prodhimit sirianë, ashtu që niveli i prodhimit do të ishte më i ulët nga kërkesa vendore e nevojshme si rezervë për territorin e kontrolluar nga DAESH-i", tha el Khatteeb.
"Deri më sot Moska nuk ka ofruar asnjë dëshmi që vërteton akuzat e saj, kështu që këto akuza konsiderohen si të motivuara politikisht. Ata (trafikantët e paligjshëm të naftës) janë duke punuar në mënyrë individuale dhe nuk kanë të bëjnë me qeverinë turke", tha Naser Al-Tamimi, ekspert i energjisë në Lindjen e Mesme.
Më 2 shtator 2011, Këshilli i Bashkimit Evropian gjithashtu kishte vendosur sanksione mbi një numër të individëve dhe subjekteve, duke ngrirë asetet e tyre dhe ndaloi udhëtimet e tyre. Poashtu BE vendosi embargo të armëve për Sirinë më 9 maj të vitit 2011, e cila vazhdon të mbeten në fuqi. Sanksionet e BE-së gjithashtu kanë në shënjestër naftën dhe produktet e naftës, eksportet, importet, blerjen dhe transportin.
Gjatë kësaj kohe, prodhimi mesatar i naftës në Siri ishte rreth 385 mijë fuçi në ditë, kurse eksportet mesatarisht 150 mijë fuçi në ditë. Ndërsa 92 përqind e eksporteve të naftës të Sirisë arrinte në Evropë, ku vlerësohet se vendi të ketë fituar 3.1 miliardë euro nga eksporti i produkteve të naftës së papërpunuar në BE në vitin 2010, sipas një raporti të Zyrës juridike me seli në Londër për të drejtën ndërkombëtare, Holman Fenwick Willan LLP.
Gjithashtu Zyra e Thesarit të Departamentit Amerikan të shtetit për kontrollin e pasurive të jashtme (OFAC) më 25 nëntor njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj katër individëve dhe gjashtë subjekteve për sigurimin e mbështetjes për qeverinë e Sirisë dhe ndihmesën për shitjen e nftës së DAESH-it për qeverinë siriane.