Bahattin Gönültaş,Muhammet Önder Erdoğan
03 Dhjetor 2015•Përditësim: 03 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Kryetari i Këshillit të biznesit Turqi-Rusi në Këshillin e Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë Tuncay Ozilhan, në lidhje me sanksionet që Rusia ka ndërmarrë ndaj Turqisë pas rrëzimit të vionit rus i cili shkeli hapësirën ajrore turke tha se vendi do të gjejë tregje të reja, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ashtu siç e ka shprehur edhe kryeministri ynë do të gjenden tregje të reja. Edhe sikur të jetë problem për një periudhë të shkurtër ndoshta më pas do të lind një mjedis i përshtatshëm për të shpërndarë rreziqet", ka deklaruar Ozilhan.
Ozilhan, në një deklaratë për gazetarin e AA-së komentoi mbi zhvillimet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.
Ai ka shpjeguar se Grupi Anadolu në Rusi realizoi investime të rëndësishme të cilat llogariten në disa miliarda dollarë. "Kemi afërsisht 5 mijë punonjës. Kemi fabrika. Jemi një prej ivestitorëve më të rëndësishëm në vend. Gjithashtu paguajmë taksë të rëndësishme. Kemi marka shumë të rëndësishme", ka thënë ai.
Duke vënë në dukje se janë nga të parët që kanë vajtur në Rusi për investime Ozilhan thotë se në Rusi janë të pranishëm që nga viti 1998.
"Në Rusi kemi vajtur në vitin 1998, dhe që nga ajo kohë kemi kryer punë të suksesshme. Ashtu siç edhe kryeministri Ahmet Davutoglu ka shprehur se problematika duhe të zgjidhet në tryezë, me mënyra diplomatike dhe se investitorët dhe biznesmenët nuk duhet të dëshpërohen. Sepse përfundimisht në këto vende turqit do të qëndrojnë si investitorë. Rusët vijnë në këtë vend, u krijohen mundësitë e turizmit, dhe sërish ashtu siç kryeministri Davutoglu ka shprehur se jemi të ndërthurur me njëri tjetrin, dhe aq shumë të ndërthurur sa të gjithë burimin e energjisë e marrim nga kjo. Dëshiroj dhe dua që këto tensione të ulen dhe të zgjidhen duke u ulur në tryezë. Në emër të njerëzve të të dy vendeve, dhe në emër të investitorëve uroj që të tregojnë përkushtim dhe të ulen në tryezë", thekson Tuncay Ozilhan.
- "Në kohën kur të gjithë iknin nga Rusia ne bënim investime"
Ozilhan duke përmendur investimet e realizuara nga investitorët turq në Rusi ka thënë se "në kohën kur të gjithë iknin nga Rusia ne bënim investime".
Ai shprehu dëshirën se mes dy vendeve do të fitojë logjika dhe se reaksioni do të kalojë. Özilhan tha se Rusia dhe Turqia janë dy vende mike.