Ata Ufuk Şeker
30 Tetor 2016•Përditësim: 30 Tetor 2016
BRUKSEL (AA) – Në Bruksel ka filluar Samiti Bashkimi Evropian (BE) – Kanada, ku është planifikuar të nënshkruhet marrëveshja ekonomike dhe tregtare (CETA) mes BE-së dhe Kanadasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Para ndërtesës së Këshillit të BE-së qindra protestues marshuan kundër nënshkrimit të marrëveshjes në fjalë. Kjo ka bërë që policia të shtojë masat e sigurisë, ndërkohë që ndërtesa është rrethuar me tela me gjemba.
Në një moment situata në protestë u përshkallëzua, pasi një grup protestuesish u futën në brendisë të ndërtesës së Këshillit që detyroi policinë të arrestojë disa prej tyre.