Umur Koçak Semiz
12 Tetor 2015•Përditësim: 13 Tetor 2015
ANKARA (AA) - Ekonomisti britanik, Angus Deaton u nderua me Çmimin Nobel të këtij viti në ekonomi, raporton Anadolu Agency (AA).
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka njoftuar se Daeton është nderuar me çmimin Nobel në ekonomi e Sveriges Riksbanks (bankës qendrore) e dhënë në përkujtim të Alfred Nobel.
Në një deklaratë nga akademia theksohet se 70 vjeçari Deaton është nderuar me çmimin për "analizat e konsumit, varfërisë dhe mirëqenies".
Në deklaratë gjithashtu theksohet se: "Angus Deaton ka treguar përpjekje më shumë se të gjithë për kuptimin e zgjedhjes individuale të konsumit. Rezultatet e arritura me kërkimet në zgjedhjet individuale të Deaton kanë hapur rrugë për një ndryshim të rëndësishëm në fushat e mikroekonomisë, makroekonomisë dhe në zhvillimet e ekonomisë".
Deaton gjithashtu nga ky çmimi ka përfituar edhe 8 milionë krona suedeze (afërsisht 1 milionë dollarë).
Për çmimet më prestigjioze të shkencës në botë, kandidatët përcaktohen nga anëtarët e komitetit të formuar për çdo fushë. Në votimin e kryer nga anëtarët akademikë përcaktohet edhe fituesi i çmimit.
- Angus Deaton-
Deaton i lindur në Edinburg në vitin 1945 u diplomua në Universitetin Cambridge dhe doktoraturën e përfundoi në vitin 1975 me tezën "modelet e kërkesës konsumatore dhe zbatimi i këtyre modeleve në Britani". Deaton në vitin 1983 gjithashtu ka kryer detyrën si lektor në Departamentin e Ekonomisë në Universitetin Princeton.
Deaton u bë i njohur botërisht me publikimin e Sistemi Ideal i Kërkesës në vitin 1980. Ndërsa në vitin 1978 ai mori medaljen Frisch nga Bashkësia e Ekonometrisë, dhe që nga viti 2007 ai është kryetar i Shoqatës Ekonomike Amerikane.
- Fitues të çmimit Nobel në ekonomi që nga viti 2000:
2000: James J. Heckman dhe Daniel L. McFadden
2001: George A. Akerlof, A. Michael Spence dhe Joseph E. Stiglitz
2002: Daniel Kahneman dhe Vernon L. Smith
2003: Robert F. Engle dhe Clive W.J. Granger
2004: Finn E. Kydland dhe Edward C. Prescott
2005: Robert J. Aumann dhe Thomas C. Schelling
2006: Edmund S. Phelps
2007: Leonid Hurwicz, Eric S. Maskin dhe Roger B. Myerson
2008: Paul Krugman
2009: Elinor Ostrom ve Oliver E. Williamson
2010: Peter A. Diamond, Dale T. Mortensen dhe Christopher A. Pissarides
2011: Thomas J. Sargent ve Christopher A. Sims
2012: Alvin E. Roth ve Lloyd S. Shapley
2013: Eugene F. Fama, Lars Peter Hansen dhe Robert J. Shiller
2014: Jean Tirole