Ekip
05 Tetor 2016•Përditësim: 06 Tetor 2016
STOKHOLM (AA) – Çmimin Nobel për këtë viti në lëminë e kimisë e kanë fituar shkencëtarët Jean-Pierre Sauvage nga Franca, Fraser Stoddart nga Britania e Madhe dhe Bernard Feringa nga Holanda, për zhvillimin e makinave molekulare, makinave më të vogla në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Që të tre shkencëtarët do të ndajnë çmimin prej tetë milionë krona suedeze, ose rreth 830 mijë euro për projektimin dhe sintezën e makinave të cilat janë të nivelit molekular", thuhet nga Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave.
"Ata kanë zhvilluar molekulën me lëvizjet që mund të kontrollohen dhe të cilat mund të kryejnë detyra të caktuara me shtimin e energjisë. Këto makina molekulare me siguri do të jenë të frytshme në zhvillimin e mëtejshëm, siç janë materialet e reja, sensorët dhe sistemet për ruajtjen e energjisë", thuhet në deklaratë.
Ky është vlerësimi i fundit shkencor për këtë vit. Biologu molekular japonez, Joshin Ohsumi është fituesi i sivjemë i çmimit Nobel në Mjekësi për kërkime në autofagi, të mekanizmit kyç për rigjenerimin e qelizave, të plakjes dhe reagimin e organizmit ndaj urisë dhe infeksionit.
Çmimi për fizikë e fituan shkencëtarët britanikë David J. Thouless, F. Duncan, M. Haldane dhe J. Michael Kosterltz për zbulimet teorike në fizikën kuantike, apo tranzicionit topological.
Çmimi Nobel për Paqe do të shpallet të premten, ndërsa fituesit në fushën e ekonomisë dhe letërsisë do të bëhen të njohur javën e ardhshme. Shkencëtarët do ti marrin diplomat dhe medaljet më 10 dhjetor, ditën kur shënohet përvjetori i vdekjes së Alfred Nobel.