Övünç Kutlu
31 Mars 2023•Përditësim: 31 Mars 2023
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se ka miratuar një program kredie prej 15,6 miliardë dollarësh për Ukrainën në kohën kur po vazhdon lufta me Rusinë, transmeton Anadolu.
Marrëveshja katërvjeçare e Fondit të Zgjeruar (EFF) është pjesë e pakos totale të mbështetjes prej 115 miliardë dollarësh për Ukrainën.
"Programi i Ukrainës i mbështetur nga EFF synon të balancojë politika që mbështesin stabilitetin fiskal, stabilitetin e jashtëm, stabilitetin e çmimeve dhe stabilitetin financiar, si dhe të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike, duke rritur qeverisjen dhe forcuar institucionet për të promovuar rritjen afatgjatë në kontekstin e rindërtimit të pasluftës dhe rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në një deklaratë të FMN-së.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se aprovimi i EFF-së pritet të mobilizojë financime koncesionare në shkallë të gjerë nga donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë të Ukrainës, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit të bilancit të pagesave të Ukrainës, për të arritur qëndrueshmërinë e jashtme afatmesme dhe për të rivendosur qëndrueshmërinë e borxhit.