Gökhan Ergöçün
30 Qershor 2022•Përditësim: 30 Qershor 2022
Çmimet e importit të Gjermanisë në muajin maj të vitit 2022 shënuan një rritje të ndjeshme me 30,6 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra federale e statistikave 'Destatis' tha se çmimet gjithashtu shënuan rritje me 0,9 për qind në baza mujore.
Ndërkohë, çmimet e eksportit u rritën me 15,9 për qind në bazë vjetore dhe 0,6 për qind në bazë mujore në muajin maj.
Sipas Destatis, importet e energjisë në muajin maj ishin 143,8 për qind më të shtrenjta krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021.
“Ndikimin më të madh në ritmin e rritjes së çmimit të energjisë në bazë vjetore e ka pasur rritja e çmimit të gazit natyror, me një rritje prej 235,6 për qind, ndjekur nga nafta e papërpunuar me një rritje prej 80,2 për qind”, thuhet ndër të tjera.