Gökhan Ergöçün
30 Qershor 2022•Përditësim: 30 Qershor 2022
Shkalla e papunësisë në Gjermani në maj ka qenë 2.7 për qind, zbuluan sot të dhënat zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Rreth 1.2 milionë persona ishin të papunë në vend që nga muaji i kaluar, me një rënie prej 24.4 për qind ose 385 mijë persona", tha Zyra Federale e Statistikave (Destatis).
“Afërsisht 45.4 milionë qytetarë rezidentë në Gjermani ishin të punësuar në maj 2022”, thuhet më tej.
Sipas Destatis, punësimi ka tejkaluar nivelin e para-pandemisë me mbi 100 mijë njerëz.