Gülşen Çağatay
07 Maj 2020•Përditësim: 08 Maj 2020
Rreth 100 miliardë euro (108 miliardë dollarë) janë të nevojshme për të shndërruar prodhimin e çelikut të papërpunuar nga xeheroret e hekurit neutrale ndaj klimës, sipas njoftimi të fundit për shtyp nga Roland Berger, një kompani konsulente për strategji globale me seli në Mynih, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Roland Berger, sektori prodhues i çelikut aktualisht është emetuesi më i madh i dioksidit të karbonit industrial (CO2) në Evropë, me përbërje prej 22 për qind të emetimeve totale.
Megjithatë, Bashkimi Evropian ka vendosur të bëhet neutral ndaj klimës deri në vitin 2050 në përputhje me marrëveshjen e klimës në Paris.
"Industria e çelikut në Evropë do të duhet të investojë shumë nëse do të arrijë objektivat e BE-së për klimën", nënvizoi kompania këshilluese.
Duke komentuar të dhënat, Akio Ito, partner në Roland Berger, paralajmëroi se nëse kompanitë duhet të kryejnë investimet vetëm, ata nuk do të jenë më në gjendje të ofrojnë çelik me çmime konkurruese në një treg tashmë shumë konkurrues, dhe shtoi se ato mund të mos jenë madje edhe në gjendje të financojnë fare transformimin.
- Për industrinë e çelikut nevojiten proceset me bazë hidrogjeni
Bernhard Langefeld, një partner tjetër në Roland Berger, deklaroi se hekuri i reduktuar i drejtpërdrejtë i bazuar në hidrogjen (DRI) është metoda më e përparuar e nxjerrjes, të cilën ai e mbështet atë për nga perspektiva klimatike me çka do të ketë energji të mjaftueshme të gjelbër.
"Prodhimi i hidrogjenit kërkon sasi shumë të mëdha të energjisë. Kërkesa totale e energjisë për prodhimin e çelikut që të jetë neutrale për klimën arrin në rreth 120 terawatt-orë (TWh) në vit", tha ai.
Planet janë në dispozicion për impiantin më të madh të elektrolizës së hidrogjenit në botë në Hamburg i cili do të gjenerojë pak më pak se 1 TWh në vit kur operon me performancë optimale, tha Langefeld.