Zeynep Beyza Kılıç
14 shkurt 2016•Përditësim: 15 shkurt 2016
IRAK (AA) - Iraku planifikon të rrisë prodhimin e naftës për të zbutur goditjen të shkaktuar nga rënia e çmimeve të naftës, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Naftës të këtij vendi, Assem Jihad.
Duke folur për Anadolu Agency, Xhihad tha se ministria ka për qëllim të vë në përdorimin të gjitha kapacitetet e mundshme të prodhimit të naftës, në mënyrë që të rrisë të ardhurat në thesarin e Irakut.
"Për herë të parë në dhjetor, Iraku ka prodhuar në një ditë të vetme 4 milion fuçi naftë nga fushat në rajonet e mesme dhe jugore ", tha kreu i Komitetit Parlamentar për Energji, Naftë dhe Gaz, Ibrahim Bahr.