Mahmoud Barakat
06 Tetor 2015•Përditësim: 06 Tetor 2015
BAGDAD (AA) – Organizata terroriste, DAESH ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimin e automjetit bombë në provincën jugore Basra, që vrau 10 persona të hënën në mbrëmje, raporton Anadolu Agency.
Ueb faqja përkrahëse e DAESH-it, publikoi një deklaratë në të cilin grupi ekstremist ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjaeprurës në në vendin Al-Zubair.
Jabbar al-Saedi, i cili është shef i sigurimit në provincën Basra, tha për Anadolu Agency se të paktën 10 persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur, kur një automjet bombë shpërtheu në një vend të populluar.
Provinca Basra që ka shumicë Shia, llogaritet si vend komercial i rëndësishëm nga ku bëhet eksporti i rreth 80 për qind të naftës vendore.
Ndërkohë, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësine për dy automjete bomba të cilat shpërthyen të hënën në Diyala, provincë në Bagdadin verior, ku mbetën të vdekur 40 persona.