Muhammed Bilal Kenasari
27 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
WASHINGTON (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë Marrëveshjen Transatlantike për Tregti (TTIP), raporton Anadolu Agency (AA).
Deklarata e tij u bë gjatë një fjalimi në Chicago ku nënvizoi se me miratimin e saj do të hiqen kufijtë me 12 shtete të Paqësorit.
“Nëse Kongresi nuk miraton TTIP-në, ky do të jetë një dëm i madh të cilin ia kemi shkaktuar vetes pasi nuk do t'u shërbejë interesave tona rajonale”, tha Kerry.