Abdulselam Durdak
16 dhjetor 2015•Përditësim: 17 dhjetor 2015
FRANKFURT (AA) - Shumë kompani gjigante gjermane të cilët veprojnë në fushën ndërkombëtare po kalojnë ditë të vështira në aspektin financiar dhe administrativ, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndryshe, Gjermania njihet si lokomotiva e Evropës me teknologji të lartë dhe me strukturë më të fortë financiare nga shtetet tjera evropiane.
Por kohëve të fundit disa kompani gjigante gjermane të pranuar në komunitetin ndërkombëtar të cilat veprojnë në industritë siç janë linja ajrore, teknologji, sistemi bankar, automobilistik, energjetikë dhe shëndetësi, po kalojnë kohë të vështira.
Grupi i Volkswagen-it i cili në kuadër të saj akomodon markat si Volkswagen, Audi, Porsche, Bentley, Lamborghini, Seat dhe Skoda kohëve të fundit është në qendër të vëmendjes për shkak të skandalit me mashtrimit në teste për emetim të gazrave. Pas skandalit më të madh në historinë 78 vjeçare të VW-së 10 drejtues të lartë u larguan nga puna. Ndërsa Matthias Muller ishte emëruar si CEO i ri i kompanisë.
Këto zhvillime gjithashtu ndikuan në aspektin financiar të kompanisë. Humbja operative e VW-së në çerekun e tretë të këtij viti kishte arritur në 3 miliardë e 479 milionë euro.
- Opel
Të autorizuarit e një kompanie tjetër të lashtë gjermane Opel në muajin dhjetor të vitit të kaluar theksuan se do ta mbyllin fabrikën e automjeteve në qytetin Bochum. Madje, thuhet se me mbylljen e kësaj fabrike rreth 3 mijë persona kanë mbetur pa punë.
- Mercedes
Ndërsa një përfaqësues tjetër i rëndësishëm i sektorit të automjeteve Mercedes është duke përjetuar disa probleme në aspektin ligjor. Bashkimi Evropian (BE) e paditi Gjermaninë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për markën Mercedes të prodhuar nga ana e kompanisë Daimler AG për mospajtueshmërinë me rregulloret e lëndës freskuese të sistemit të ajrit të kondicionuar.