Ata Ufuk Şeker
18 dhjetor 2015•Përditësim: 19 dhjetor 2015
BRUKSEL (AA) - Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk në lidhje me projektin 'Rrjedha Veriore 2' tha se projektet e energjisë në Bashkimin Evropian (BE) duhet të reduktojnë varësinë e energjisë, të rritë diversitetin e energjisë dhe të jetë në përputhje me rregulat e BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Tusk në deklaratën e tij pas Samitit të Liderëve të BE-së e cila u mbajt në Bruksel tha se projektet e reja për infrastrukturën e energjisë të cilat do të zhvillohen në Evropë duhet të jenë në përputhje me të gjithë rregullat e BE-së.
Ai tha se për projektin Rrjedha Veriore 2 kanë diskutuar disa nga liderët. "Projektet e energjisë të cilat do të bëhen në BE duhet të jenë në përputhje me Unionin e Energjisë. Projektet e energjisë në Bashkimin Evropian duhet të reduktojnë varësinë e energjisë, të rritë diversitetin e energjisë dhe të jetë në përputhje me rregulat e BE-së", tha Tusk.
Tusk duke vënë re se me realizimin e projektit Rrjedha Veriore 2 tha se 80 përqind të gazit të cilin Evropa e merr nga Rusia do të përqendrohet në një itinerar. "Nëse bëhet Rrjedha Veriore 2, do të rritet përkushtimi i Evropës ndaj një furnizuesi të gazit natyror. Rrjedha Veriore 2 nuk do të ndihmojë në rritjen e diversitetit dhe nuk e redukton varësinë e energjisë. Kjo në të njëjtën kohë e rritë pozicionin e dominimit të Gazprom-it në treg", tha ai.
Sipas tij, vlerësimin teknik dhe ligjor të Rrjedhës Veriore 2 do ta bëjë Komisioni Evropian. "Është e rëndësishme që Italia dhe Bullgaria ti qartësojnë pikëpamjet e tyre në lidhje se pse Rrjedha Jugore nuk është e mundshme por Rrjedha Veriore është e mundshme", u shpreh Tusk.
Ai theksoi se jo vetëm Rrjedha Veriore por të gjitha projektet siç janë gazi, energjia dhe projektet të ngjashme janë çështje të përbashkëta të Evropës. Tusk tha se shtetet duhet të punojnë së bashku për mbrojtjen e interesave të Evropës.
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se Këshilli mori opinion pozitiv në lidhje me liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, Kosovën dhe Ukrainën.
Juncker duke kujtuar se në fillim të vitit të ri presidenca e BE-së do të kalojë nga Luksemburgu tek Holanda tha se në Evropë ka ndodhur krizë e refugjatëve, akte terroriste dhe se presidenca e Luksemburgut ka qenë i suksesshëm në drejtimin e këtij procesit.
Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel foli në lidhje me negociatat e marrëveshjes së tregtisë së lirë e cila është duke zhvilluar mes SHBA-ve dhe BE-së. "Ne duam që negociatat të përshpejtohen dhe duam të shikojmë që të përfundojë TTIP (Partneriteti Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve) të kryesuar nga Obama", tha Merkel.
Ajo theksoi se në samit janë zhvilluar debate të gjata në lidhje me energjinë. "Biseduam për Rrjedhën Veriore. Biseduam për Rrjedhën Jugore. Ne duam një zgjidhje ku nuk është përjashtuar Ukraina. Ukraina të jetë vend tranzit për gazin natyror është dëshira jonë politike", tha Merkel.