Övünç Kutlu
29 Dhjetor 2016•Përditësim: 29 Dhjetor 2016
NEW YORK (AA) - Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se do të transferojë në SHBA dy kompani të mëdha prodhimi përmes të cilave do të punësojë 8 mijë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e tij Trump ka thënë se kompanitë teknologjike si ajo e prodhimit të celularëve Sprint dhe kompania tjetër e komunikimit OneWeb, do të transferohen në SHBA përmes të cilave do të mund të punësohen 5 mijë tek e para dhe 3 mijë tek kompania e dytë.
Ai ka vënë në dukje se plani për transferimin e tyre është bërë nga Drejtori Egzekutiv i SoftBank, japonezi Masayoshi Son. Gjatë fushatës Trump kishte deklaruar se është kundër transferimit të kompanive amerikane jashtë vendit dhe kishte premtuar se do të bënte çdo gjë për ti sjellë ato në SHBA dhe për të rritur kështu mundësinë e punësimit.